TikTok parashikohet të vijë në një marrëveshje me Oracle në mënyrë që të vazhdojë të funksionojë në Shtetet e Bashkuara.
Kompania e softuerëve u zgjodh si një “partner teknologjik”, me negociatat që mund të rezultonin në një ristrukturim sesa në shitje, dhe është pohuar se një marrëveshje e tillë nuk do të adresonte shqetësimet e administratës.
Nëse TikTok është, në fakt, një shqetësim i sigurisë kombëtare mbetet i paqartë.
Ndërsa analiza e politikës së privatësisë së TikTok mund të nënkuptojë që të dhënat e përdoruesit ndahen me anëtarët e grupit të saj të korporatave, është e pasigurt nëse ai është motivuesi kryesor në një kohë kur administrata Trump, dhe qeveritë e tjera, janë në përplasje gjeopolitike me Kinën./Insajderi.org



