×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Samsung Galaxy Z Fold 2 telefoni që kushton 1,900 euro me performanca të jashtëzakonshme

    Insajderi
    22 September 2020 - 13:19

    Samsung ka lëshuar telefonin inteligjent Galaxy Z Fold 2 para pak javësh dhe ky telefon është me të vërtetë mjaft i veçantë.

    Pajisja e re kushton 1,900 euro, gjë që e bën atë një blerje super luksoze.

    Ky telefon ndjek suksesin e telefonit Galaxy Z Flip të lëshuar në shkurt, i cili prezantoi një gjë shumë të rëndësishme: xham ultra të hollë për ekranin fleksibël, transmeton Telegrafi.

    Z Fold 2 është bërë më i avancuar sesa paraardhësi i tij. Ka teknologji më të avancuara, ka funksione më shumë dhe duket se është më i qëndrueshëm.

    Z Fold 2 është një pajisje dy në një, ndryshe nga çdo gjë tjetër në treg. Kur paloset, është një telefon i hollë, por i rregullt me ​​një ekran të gjatë dhe të hollë nga jashtë. Hapeni atë si një libër dhe keni një tablet që ka të njëjtën madhësi me iPad Mini nga Apple.

    Ekrani është bërë nga qelqi ultra i hollë, por ai xham është i vendosur në mes të shtresave të shumta të ngjitësit hi-tech dhe plastikës.

    Z Fold 2 ka procesorin më të fundit të Qualcomm, Snapdragon 865+. Telefonat e tjerë Samsung si Note 20 Ultra kanë çipin e vet të firmës Exynos 990, i cili është pak inferior në performancën e papërpunuar dhe efikasitetin e energjisë.

    Z Fold 2 ka pesë kamera gjithsej. Jetëgjatësia e baterisë është çuditërisht e mirë duke marrë parasysh numrin dhe madhësinë e ekraneve. Bateria e Z Fold 2 zgjat rreth 32 orë.

    Specifikimet

    Ekrani kryesor: 7.6 in QXGA + Dynamic Amoled 2X Infinity Flex Display
    Ekrani i kopertinës: 6.2 HD 
    Procesori: Qualcomm Snapdragon 865+
    RAM: 12 GB RAM
    Ruajtja: 256 GB
    Sistemi operativ: One UI 2.5 bazuar në Android 10
    Kamera: Pjesa e pasme kamerë trefishe: kënd i gjerë 12MP, kënd 12MP ultra i gjerë, telefoto 12MP 2x; dy kamera selfie të ndara me nga 10MP
    Lidhshmëria: 5G, nano sim + esim i vetëm, USB-C, wifi 6, NFC, Bluetooth 5, UWB 
    Rezistenca ndaj ujit: Jo
    Përmasat e palosura: 159,2 x 68 x 16,8 mm
    Përmasat e shpalosura: 159,2 x 128,2 x 6,9 mm
    Pesha: 282g. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark