×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Hamza thotë ligji për rimëkëmbje nuk i përkrah bizneset

    Insajderi
    22 September 2020 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është i duhuri dhe nuk i përkrahë bizneset.

    Sipas tij, opozita po kërkojnë që të ulen dhe ta bëjnë më të mirën sepse ligji nga qeveria nuk është i duhuri, derisa ka shtuar se nuk deshirojnë të bëjnë pengesa në këtë drejtim.

    “Kemi ndërmarrë iniciativa por për pesë muaj nuk e kuptojmë pse është dashur të pritet kaq. Jemi në një situatë ku flasim për ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Nuk dëshirojmë të bëjmë pengesa në këtë drejtim. Na dhe opozita po kërkojmë qe të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën sepse ligji nga qeveria nuk është i duhuri dhe nuk i përkrah bizneset. Ato duhet të përkrahen me grante, pa pasur nevojë qe bizneset t’i kthejnë ato para”, ka thënë ai.

    Hamza po ashtu ka thënë se nuk mund ta përkrahin ligjin, pasi sipas tij është i varfër. Sipas tij PDK nuk pengon pse njerëzit me i marrë paratë e trustit por, por po duan diçka përtej saj.

    “ Është gabim që projektet e investimeve kapitale nuk e kanë dinamikën e duhur. PDK nuk pengon pse njerëzit me i marrë paratë e trustit por ne po duam diçka përtej saj. Ata kanë shumë nevojë, por kanë nevojë edhe kur të mbërrijnë moshën e pleqërisë. Propozimi ynë është që ata që i kanë deri në 10 mijë euro që i bie 1 mijë euro, t’iu kthehen nga shteti brenda 5 viteve. Jemi të gatshëm të diskutojmë, t’i vendosim propozimet tona racionale, duke mos cenuar aspektin financiar”, ka thënë Hamza.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 April 2024
    Lajme
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark