×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Sa din për fanta-shkencë? Dëshmoje sonte në Tap n’Temë dhe fito super shpërblime!

    Insajderi
    24 September 2020 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte, në gjirafaVideo zhvillohet një quiz interesant në kuadër të Tap n’Temë. Të gjithë jemi rritur me filma e libra të njohur si sci-fi, por tani është koha që ato njohuri t’i tregoni në quizin më interesant në vend, Tap n’Temë.

    Ju mund të regjistroheni direkt këtu për të luajtur sonte në Tap n’Temë, nga ora 20:00.

     

    Tap n’Temë si pjesë e TapQuiz, quizit interaktiv online nga gjirafaVideo, zhvillohet ditëve të enjte dhe ofron shpërblime e lojë shumë argëtuese.
    Cdo javë, quizi Tap n’Temë i mundëson lojtarëve të votojnë njërën nga tri temat e zgjedhura, e që tema më e votuar bëhet quiz i radhës.

    Javën e kaluar u zgjodh tema “Fanta-shkencë”, prandaj sonte, 15 pyetjet e quizit do jenë pikërisht rreth filmave, filmave të animuar dhe librave, që temë kryesore kanë fanta-shkencën.
    Lojtarët më të mirë, që arrijnë të grumbullojnë më shumë pikë përgjatë lojës, në fund fitojnë 3 shpërblime, të cilat është janë vërtetë magjepsëse. Shpërblimet që dhurohen sonte janë:

     

    Vendi i parë sot fiton Tablet Lenovo M10
    Vendi i dytë merr Karrige Huashi
    Vendi i Tretë fiton Mikrofon Yenkee

    Si gjithmonë, për komentuesin më të mirë jepet një shpërblim i këndshëm nga GjirafaMall.

    Si në çdo TapQuiz, tashmë me formatin e ri, edhe në Tap n’Temë sonte loja do të nisë me Raundin 50/50 i cili përfshin pesë pyetjet e para. Në këtë raund, ju luani gjithnjë me dy alternativa, E vërtetë ose E gabuar. Nëse përgjigjeni saktë edhe shpejt brenda 5 sekondave për secilën pyetje, mund t’i fitoni deri në 500 pikë.

    Prej pyetjes së gjashtë deri në atë të dhjetën, zhvillohet Raundi Klasik, ku rregullat e lojës tashmë janë të njohura për lojtarët besnikë të TapQuiz. Katër alternativa për secilën pyetje, një përgjigje e saktë, 10 sekonda kohë në dispozicion dhe deri në 1000 pikë për çdo përgjigje të saktë.

    Por Raundi Bonus është ai ku gjërat bëhen më interesante. Në këtë raund, i cili nis prej pyetjes së 11-të deri në të 15-tën, ju luani me të njëjtat rregulla sikurse në Raundin Klasik, veçse një përgjigje e saktë këtu vlen shumë më shumë! Ky raund jep mundësinë e fitimit të bonus pikëve, saktësisht 1500 pikë për çdo pyetje!

    Për të mos u humbur kjo lojë, që veçantinë e ka se mund të luhet nga kudo, kushdo, mjafton të keni një telefon dhe qasje në internet.

    Nëse kjo është hera e parë që doni të luani në TapQuiz, ndiqni këto hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë e lojës:

    Hyr në gjirafavideo.com dhe Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa. Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike

    Shkoni në seksionin LIVE TV dhe klikoni mbi videon e parë live – Tap n’Temë (Fanta-shkencë) -24.09.2020 by gjirafaVideo.

    Klikoni në “Hyr në quiz”, që gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi

    Për më thjeshtë, mund të klikoni në videon më poshtë dhe njëkohësisht ju urojmë shumë fat!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark