×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    G7-ta kërkon shtyrjen e pagesë së borxheve për vendet e varfra

    Insajderi
    27 September 2020 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrat e Financave të G7-së mbështetën njëzëri një shtyrje së pagesës së borxheve si dhe u pajtuan për diskutimin e një lehtësimi të borxhit në të ardhmen, për vendet e varfra.

    Gjatë takimit të fundit, u fol edhe për mungesën e transparencës së Kinës në huadhënie.

    Iniciativa e pezullimit të borxhit, e miratuar në muajin prill nga vendet e G20-së ka për qëllim të ndihmojë vendet në zhvillim që të tejkalojnë krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. Deri më tani, kjo iniciativë ka ndihmuar 43 shtete të ndryshme të botës për të shtyrë pagesa borxhi në vlerën e 5 miliardë dollarëve, raporton ScanTv.

    Gjithsesi, në një deklaratë të përbashkët, ministrat e financave të G7 qortojnë rëndë lëvizjet e disa shtete për të shmangur detyrimin e kësaj iniciative, nëpërmjet klasifikimit të huadhënësve të tyre publik, si privat.

    Edhe pjesëmarrja e Kinës në këtë iniciativë është kritikuar haptazi, pasi konsiderohet si e pamjaftueshme.

    Ndër të tjera ata sqarojnë se për vendet e varfra duhet shtyrë sërish ngrirja e pagesës së borxhit duke i bërë apel vendeve të G20 që në takimin e 14 tetorit të bëjnë një ristrukturim të borxhit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark