×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Gratë ndërmarrëse mezi po i mbijetojnë pandemisë, kërkojnë përkrahje nga Qeveria

    Insajderi
    27 September 2020 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe biznesi ” Mimoza gifts” në Prizren, që është hapur në prag të pandemisë Covid-19  , është goditur mjaft rëndë thotë pronarja, Mimoza Çeku- Rogova.

    Biznesi që e drejton ajo merret me shitjen e luleve dhe çokollatave artizanale si dhe suvenirëve, dhe aktualisht është duke punuar me kapacitete të limituara pas rifillimit të punës, sepse më shumë se dy muaj nuk kemi punuar, tregon pronarja Çeku- Rogova.

    Probleme po na  paraqet edhe fakti se dy produktet kryesore siç janë lulet dhe çokollatat, kanë qëndrueshmëri afatshkurtër, ndërsa po ballafaqohemi edhe me vështirësitë që po na dalin me kreditë bankare, ankohet ajo.

    “Situata e pandemisë shkaktoi direkt në punën time sepse më detyroi me mbyll lokalin për dy muaj edhe gjatë kësaj kohe unë e kam bë stokun, pra gati të gjitha produktet që unë i kisha në lokal i humba. Unë punoj me dy produkte dhe dy produktet janë afatshkurta dhe qëndrojnë shumë shkurt, pra janë lulet dhe çokollatat”, ka thënë ajo për TvPrizrenin.

    Zonja Çeku- Rogova, thotë se gratë ndërmarrëse duhet të përkrahen maksimalisht nga qeveria, si dhe të gjitha kategoritë që janë goditur direkt nga pandemia, për ta përballuar gjendjen disi. Ajo shton më tej se, përkrahja ndaj grave ndërmarrëse mundëson pavarësi ekonomike të tyre, si dhe krijim të vendeve të reja të punës për gratë tjera.

    “Duhet Qeveria, dhe jo vetëm duhet por e ka obligim me reagu sa më shpejtë dhe me dal me një zgjidhje konkret, me iu dal ne ndihmë bizneseve, dhe jo vetëm bizneseve por të gjitha kategoritë që me i nxjerr të paktën prej kësaj situate që sado pak me iu lehtësu dhe me kalu këtë krizë ekonomike të ndikuar prej situatës së pandemisë”, ka shtuar Çeku-Rugova

    Zonja Çeku- Rogova, është e njoftuar për konkursin e shpallur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për subvencionim të grave ndërmarrëse, dhe se ajo do të aplikojë në këtë proces, por bën thirrje për transparencë të plotë rreth këtij konkursi.

    Ndryshe, sipas disa hulumtimeve, masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë prekur ekonominë e Kosovës. Humbjet konsiderohen të mëdha dhe atë deri në 6 milionë euro në ditë sipas parashikimeve të bëra nga institucionet e Kosovës. Organizatat ekonomike në Kosovë në bazë të një hulumtimi kanë vënë në pah se mbi 60 për qind e ndërmarrjeve të anketuara besojnë se pandemia COVID-19 rrezikon mbijetesën e tyre./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark