Insajderi
Biznes

Kjo është arma më e madhe e Mercedesit kundër Teslas

Insajderi
27 September 2020 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është arma më e madhe e Mercedesit kundër Teslas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mercedes tashmë ka lansuar disa modele elektrike në treg, duke i lënë ato më të mëdhatë për në fund.

Këta janë kamionë elektrikë të cilët pritet të dalin në shitje në mes të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Më i bukuri dhe më praktiku nga këta kamionë është eActros LongHaul, një kamion i aftë të përshkojë rreth 500 km pa u ndalur. Është ende në zhvillim, dhe kopjet e para në përdorim komercial priten të dalin në vitin 2024.

Kujtojmë, Tesla Semi ka një diapazon më të madh (800 km) dhe duhet të dalë në treg vitin e ardhshëm.

Më në fund kemi ardhur te kamioni GenH2.

Falë hidrogjenit dhe qelizave të karburantit, ky kamion mund të drejtojë mbi 1000 km pa u ndalur me dy rezervuarë me një kapacitet total prej 80 kg hidrogjen.

Secili motor elektrik siguron rreth 330 kW energji maksimale, dhe deri në 2,071 Nm çift rrotullues.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark