Nënsekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për Energjinë, Rritjen Ekonomike dhe Mjedisin, Keith Krach i cili është duke qëndruar në Shqipëri, ka vlerësuar lartë angazhimin e kompanisë “One” të udhëhequr nga investitori shqiptar, Elvin Guri.
Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, nënsekretari amerikan, Krach u shpreh se falënderues ndaj operatorit të vetëm shqiptar që i është bashkuar listës së vendeve me rrjetin e pastër 5G, përcjell Gazeta Insajderi.
“Sigurisht, Shqipëria si një vend i Rrugës së Pastër 5G. Ne nuk mund të ju falenderojmë aq sa duhet. Kompania “One” është duke treguar vazhdimisht përkushtimin e saj për standardet më të larta të sigurisë së rrjetit për klientët tanë dhe partenrët tanë duke përdorur pajisje të besuara” ka thënë Krach.
“ONE Telecommunication” u bë kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra. Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.
Rrjeti i Pastër adreson kërcënimet afat-gjata që ka pasur në privatësinë e të dhënave, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e besuar mes vendeve të lira të botës. Rrjeti i Pastër i ka rrënjët në standartet digjitale të pranuara ndërkombëtarisht. Është strategji shumë-vjecare e krijuar mbi koalicione të partnerëve, kompanive dhe shteteve të besuara. /Insajderi.org