Abazoviq refuzon pozitën e nënkryeministrit dhe tri ministri, kërkon më shumë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq refuzon pozitën e nënkryeministrit dhe tri ministri, kërkon më shumë

    Insajderi
    27 October 2020 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I mandatuari për krijimin e qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, raportohet se i ka ofruar nëntë ministri dhe pozitën e nënkryeministrit, Frontit Demokratik.

    Gjithashtu edhe tre ministri dhe pozitën e nënkryeministrit ia ka ofruar koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviqit, raporton vijesti.

    Ky i fundit raporton se koalicionet nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje deri në orën 18:00, kohë të cilën Krivokapiq e kishte paraparë të zbulonte emrat e përbërjes së qeverisë, transmeton Telegrafi.

    Platforma “Bardh e Zi” i është ofruar pozicioni i nënkryeministrit për sektorin e sigurisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Bujqësinë dhe Mbrojtjen.

    Por, URA iu përgjigj negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë resore ministrore.

    Ndryshe, koalicionit “Paqja është kombi ynë” iu ofrua Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark