Insajderi
Biznes

Ekonomia e Turqisë rritet 6,7% gjatë tremujorit të tretë

Insajderi
30 November 2020 - 12:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekonomia e Turqisë rritet 6,7% gjatë tremujorit të tretë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekonomia e Turqisë është rritur 6,7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) njoftoi rezultatet e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) lidhur me tremujorin e tretë (korrik-shtator).

Sipas kësaj, parashikimi i PBB si indeks i vëllimit zinxhir, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit 6,7% në tremujorin e tretë të këtij viti, pavarësisht ndikimit të pandemisë së koronavirusit të ri.

Ndërkohë, parashikimi i PBB me çmime aktuale sipas mënyrës së prodhimit, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit me 22,6% në tremujorin e tretë të këtij viti duke arritur në 1 trilionë e 419 miliardë e 483 milionë lira.

Por, ndërkohë, u ulën me 4,5% aktivitetet e shërbimit profesional, administrativ dhe të ndihmës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark