Insajderi
Biznes

BE dhe Kina në prag të një marrëveshjeje gjigante investimesh

Insajderi
18 December 2020 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE dhe Kina në prag të një marrëveshjeje gjigante investimesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi Evropian dhe Kina mund të finalizojnë një marrëveshje gjigante investimesh në ditët në vijim, deklaroi presidenti i një grupi europian biznesi.

Marrëveshja e investimeve BE-Kinë ka shtatë vjet që përgatitet dhe do të sigurojë që kompanitë evropiane në Kinë të mund të konkurrojnë me firmat vendase mbi baza të barabarta.

Kjo gjithashtu do të mbronte hyrjen e kompanive kineze në tregjet evropiane.

Sipas gazetës ”China Morning Post”, negociatorët nga të dy palët ishin në prag të një pike kthese këtë javë, pasi Kina bëri disa lëshime në lidhje me aksesin në sektorët e saj financiarë, prodhues dhe të pasurive të patundshme.

”Nga ana tjetër, BE kishte rënë dakord në parim për t’i dhënë Kinës akses në sektorin e saj të energjisë së rinovueshme”, theksoi dokumenti, duke cituar një burim diplomatik në Bruksel.

“Dhoma e BE është shumë e sigurt se negociatat mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Investimeve BE-Kinë (CAI) mund të përfundojnë me një marrëveshje politike në ditët në vijim”, tha Joerg Wuttke, president i Dhomës së Tregtisë të Bashkimit Evropian në Kinë./ata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark