Dyshohet se një pjesëtar i FSK-së ka bërë vetvrasje, Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshohet se një pjesëtar i FSK-së ka bërë vetvrasje, Policia jep detaje

    Insajderi
    27 December 2020 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në parkun e Dragodanit në Prishtinë, gjatë ditës së sotme.

    Në Policinë e Kosovës kanë thënë për Gazetën Insajderi se personi është i moshës 47 vjeçare.

    “Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

    Nuk dihen arsyet që çuan pjesëtarin e FSK-së deri te vetëvrasja. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark