Preket nga Covid-19 nëna e ish-presidentit, shtrihet në Infektivë - kjo është gjendja e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Preket nga Covid-19 nëna e ish-presidentit, shtrihet në Infektivë – kjo është gjendja e saj

    Insajderi
    27 December 2020 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëna e presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo thuhet se është infektuar me COVID-19, dhe se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

    Nënës së ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore së fundmi.

    Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.

    Nga kjo klinikë është thënë për Express se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë ku edhe po merr shërbim shëndetësorë.

    Gjendja e saj nga infektologët në këtë klinikë thuhet se është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.

    Burime të Expressit kanë thënë se Hyra Thaçi është infektuar me COVID-19, prandaj edhe ka kërkuar trajtim mjekësorë në Klinikën Infektive.

    Ndërsa, nga Klinika Emergjente i kanë thënë gazetës se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark