Humb betejën me Covid-19 mjeku i njohur i QKUK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Humb betejën me Covid-19 mjeku i njohur i QKUK-së

    Insajderi
    27 December 2020 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka humbur betejën me koronavirusin edhe mjeku i QKUK-së, Sylejman Dulla.

    Lajmin për humbjen e betejës me koronavirus të anesteziologut, e ka bërë të ditur deputeti, Haxhi Avdyli.

    Sipas Avdylit, i cili është edhe mjek, brenda javës Kosova ka humbur dy anesteziolog.

    Njoftimi i plotë:

    Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë, ikja në amshim e Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK.


    Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19 , e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark