Insajderi
Biznes

“Boeing 737 Max” rinis fluturimin pas dy vjetësh në tokë

Insajderi
30 December 2020 - 09:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Boeing 737 Max” rinis fluturimin pas dy vjetësh në tokë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aeroplani i pasagjerëve “Boeing 737 Max” iu rikthye sot fluturimit pas një qëndrimi prej gati dy vjetësh në tokë, si pasojë e përfshirjes në dy aksidente ajrore, që shkaktuan 346 viktima.

“American Airlines 718, fluturimi i parë i “737 Max” që nga marsi i vitit 2019, aktualisht po drejtohet për në Miami, Florida, pasi u largua nga qyteti i Nju Jorkut menjëherë pas orës 10 të mëngjesit me kohën lokale (15:00 GMT)”, njoftoi “Flight Aware” në faqen e saj të internetit për ndjekjen e fluturimeve.

Fluturimi u mundësua pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e vlerësoi avionin në gjendje për t’u kthyer në shërbimin tregtar në nëntor.

Avioni “737 Max” u ndalua pasi sistemi i tij i automatik i kontrollit të fluturimit ishte në bazë të rrëzimeve në Indonezi dhe Etiopi.

Në të dyja tragjeditë, pilotët u përpoqën të merrnin kontrollin e sistemit, pasi ai u aktivizua gabimisht pak para përplasjeve./ata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark