Insajderi
Insajderi

Nga e ka marrë nofkën “Rambo”, flet Haradinaj

Insajderi
31 December 2020 - 20:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga e ka marrë nofkën “Rambo”, flet Haradinaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në natën e fundit të këtij viti ka qenë në një debat jo të zakonshëm.Ai është përballur me pyetjet kureshtare të fëmijëve në studion e RTV Dukagjinit.Haradinaj është pyetur nga fëmijët për nofkën ”Rambo”.

“Para 21 viteve ka qenë luftë në Kosovë. Fëmijët e asaj kohe në zonat e luftës derisa më kanë parë duke kaluar më kanë thirr “Rambo”.

Ata e kanë lidhur personalitetin tim me filmat e Stallones. E kam dëgjuar shumë këtë shprehje nga fëmijët por nuk më bënë të ndihem keq”, tregon Haradinaj.

I pari i AAK-së është pyetur nga fëmijët për punët që ka bërë në të kaluarën.“Kam kaluar shumë profesione.

Në luftë kam qenë luftëtarë.

Dikur kam dashur të studiojë për fizikë dhe të bëhem shkencëtar, por rrjedhat e jetës ma kanë ndryshua drejtimin”, tregon ndër të tjera Ramush Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark