Prag Vitit të Ri: Kjo është gjendja në Infektivë, aty ku po trajtohen të prekurit me Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prag Vitit të Ri: Kjo është gjendja në Infektivë, aty ku po trajtohen të prekurit me Covid-19

    Insajderi
    31 December 2020 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën Infektive nuk ka ngjyra feste, përveç të disa kapelave bardh e kuq që po i mbajnë infermierët e kësaj klinike, kjo për shkak që sado pak të përçojnë ngrohtësi tek pacientët e tyre.

    “Se kisha menduar kurrë që do të ndodhë kështu, sëmundjen e kam pas të rëndë, tani jam më mirë”, tregon për Klan Kosovën Zejnie Maliqi e prekur nga COVID-19.


    “Jo për nder se kisha menduar një gjë të tillë…, në fakt nuk kam besuar që virusi mundet me qenë kaq i rëndë”.

    Për dikë ngrohtësinë e familjes në këto ditë feste e ka zëvendësuar me personelin e këtushëm.

    “Është normale të të mungoj familja, na mungon, por familjen e dytë unë e kam gjetur këtu….Nga drejtoria, mjekë, infermierë deri te pastruesit na kanë dhanë buzëqeshja që na kanë shëruar”, thotë Gani Morina i infektuar me Covid.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark