![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Peja dhe Prishtina do të takohen të mërkurën në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit D, në Ligën Ballkanike, ndeshje e cila ka rëndësi vitale për Pejën.
Kampionia në fuqi e BIBL-it, Sigal Prishtina tashmë e ka siguruar gjysmëfinalen, ku do të startoj nga pozita e parë, ndërsa Peja është në luftë për të siguruar një vend në play-off së bashkume Levski-n dhe Kozuv-in.
Për këtë arsye kjo ndeshje është jetike për Pejën, e cila skuadër duhet që gjithsesi t’i mposht bardhekaltrit në këtë takim, por edhe të shpresoj që Levski ta mund Kozuv-in për të depërtuar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.
Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, u shpreh optimist para takimit që Peja e zhvillon ndaj Prishtinës të mërkurën.
“E kemi mundësinë e fundit që me fitore ndaj Prishtinës dhe Levski kundër Kozuv-it të kualifikohemi në gjysmëfinale. Natyrisht në këtë situatë nuk është aspak lehtë, duke marrë parasysh lëndimet dhe mungesat që i kemi. Megjithatë ne do të japim maksimumin dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, deklaroi Veseli për faqën zyrtare të FBK-së.
Duhet theksuar se edhe në këtë takim do të mungojë Drilon Hajrizi, i cili pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Branimir Paviç në ballafaqim me Kozuv-in në Gjevgjeli ende nuk e ka veshur fanellën verdhë e zi.
Mungesa e Hajrizit do të jetë një hendikep i madh për Pejën, pasi ai në edicionin e deritashëm ishte lider i kësaj skuadre.