![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Tifozët e kombëtares vazhdojnë të jenë hapur kundër Federatës Shqiptare të Futbollit.
Grupimi i Tifozëve, Tifozat Kuq e Zi, kanë shprehur indinjatën e tyre për vendimin e FSHF-së që t’i sigurojë një biletë për EURO 2016, të gjithë futbollistëve që kanë luajtur me përfaqësuesen shqiptare, raporton Insajderi.
Përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të TKZ-së në Facebook, ata ka thënë se jo të gjithë prej tyre e duan kombëtaren aq sa tifozët, madje sipas tyre disa nga këta futbollistë e kanë shfrytëzuar Kombëtaren për përfitime personale.
Sipas TKZ, në këtë listë përfshihen shumë persona të cilët më shumë kanë marrë nga Kombëtarja se sa ti kenë dhënë asaj.
Ja postimi i tyre: