![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ish-menaxheri I Chelsea-t, Claudio Ranieri, është i vendosur që të tregoje vetën e tij në futbollin anglez duke e fituar Premier Ligën me Leicester City, thotë ish-mesfushori francez Marcel Desailly.
Sipas Desailly, Ranieri është duke u hakmarrë pasi u përjashtua nga Chelsea në vitin 2004, kur Arsenal u bë kampion dhe Chelsea mbeti në vendin e dytë.
“Mos harroni, Ranieri është dashur që të fitojë Premier Ligën në vitin 2004, por e humbi garën ndaj Arsenalit që nuk u mposht asnjëherë atë stinor,” ka thënë ai, njofton Goal.com
“Ai në fakt ka qenë viti i Chelsea-t, por për shkak që Arsenali nuk u mposht asnjëherë ai u largua për t’i liruar vendin Mourohnho. Tani, ai po hakmerret,” ka thënë ai.
Ai beson se Leicester do të shpallet kampion këtë stinor, marrë parasyh edhe format e dobët të ekipeve si Arsenal e Manchester City./Insajderi.com