Insajderi
Biznes

OEK: Të mos dëmtohet zhvillimi ekonomik me pushime jo logjike

Insajderi
05 May 2021 - 08:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OEK: Të mos dëmtohet zhvillimi ekonomik me pushime jo logjike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të veprojmë ashtu siç vepron çdo vend Europian.

Nëpërmjet një komunikate për media OAK thotë edhe se “Praktika e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht Neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare, sipas të cilit ‘Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës’, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin financiar por edhe në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, sepse asnjë vend tjetër nuk e zëvendëson pushimin në një datë tjetër”, thuhet në komunikatën për media.

OAK ka përmendur dy rastet e fundit, ku 1 Maji dhe Krishtlindjet ortodokse u zëvendësuan me pushim gjatë së hënës dhe së martës, ku ka theksuar se këto raste të palogjikshme po e dëmtojnë ekonominë dhe buxhetin e shtetit.

“Rastet sikur po ndodhin aktualisht, që pushimi i 1 Majit (ditë e shtunë) dhe Krishtlindjet ortodokse (ditë e diele), të zëvendësohen në ditën e Hënë dhe të Martë janë raste të palogjikshme dhe po e dëmtojnë ekonominë dhe buxhetin e shtetit”, thuhet në reagimin e OAK.

OAK kërkon që ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila bie festa dhe të mos zëvendësohen me ditët vijuese.

OAK gjithashtu kërkon që të festohen por të mos jenë ditë pushimi, ditët: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës dhe 9 Maj Dita e Europës.

“Po ashtu, referuar kësaj çështje, është e rëndësishme dhe OAK kërkon që festat për nder të komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin”, përfundon komunikata e OAK. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark