Koreja Veriore hedh raketë balistike në det - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Koreja Veriore hedh raketë balistike në det

    Insajderi
    18 March 2016 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë balistike në det, kanë bërë të ditur zyrtarë të Koresë së Jugut dhe të Shteteve të Bashkuara.

    Sipas tyre, raketa ka fluturuar rreth 800 kilometra dhe ka rënë në det.

    Koreja e Veriut nuk i ka komentuar këto raporte.

    Javë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka vendosur sanksione të reja kundër Phenjanit për shkak të një prove të paligjshme bërthamore dhe satelitore.

    Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të godasë me sulme bërthamore SHBA-në dhe Korenë e Jugut.

    Ekspertët ndërkombëtarë, megjithatë, dyshojnë se shteti i izoluar komunist ka aftësi të tilla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark