Insajderi
Botë

Hakerët depërtojnë në platformën kryesore të inteligjencës kompjuterike të Forcave Ajrore amerikane

Insajderi
28 November 2026 - 17:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hakerët depërtojnë në platformën kryesore të inteligjencës kompjuterike të Forcave Ajrore amerikane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hakerët kanë arritur të depërtojnë në Cloud One, platformën kryesore të shërbimeve kompjuterike në cloud të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëjnë të ditur tre persona në dijeni të rastit për agjencinë Reuters.

Ky incident mund të rrezikojë një sasi të madhe të të dhënave të ndjeshme, përfshirë informacione taktike, të personelit dhe të logjistikës ushtarake.

Sipas dy prej burimeve, ndërhyrja është zbuluar gjatë muajit të fundit, në kuadër të punimeve për përmirësimin e sistemit. Zbulimi i incidentit ka shkaktuar ndërprerje në funksionimin e platformës.

Në një deklaratë për Reuters, Forcat Ajrore amerikane kanë thënë se nuk komentojnë mbi gjendjen e sigurisë, dobësitë apo statusin operacional të rrjeteve dhe sistemeve të veçanta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark