Insajderi
Aktuale

Detaje nga kapja e mbi 2 tonë kokainë – Droga ka arritur deri në Lipjan priten arrestime

Insajderi
17 May 2021 - 14:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Detaje nga kapja e mbi 2 tonë kokainë – Droga ka arritur deri në Lipjan priten arrestime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një sasi shumë e madhe kokaine e cila ka kaluar nga porti i Durrësit është kapur në Kosovë. Bëhet fjalë për 2 ton e 200 kg kokainë që është kapur ditën e sotme.

Kokaina ka qenë e vendosur në kontenierë me banane, që kishte ardhur nga Italia.

Raportohet se kokainës ka arritur edhe në komunën e Lipjanit.

Syri.net merr vesh se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në fabrikën e Cocacola-s në Lipjan, ku priten edhe arrestime.

Operacioni ka qenë në ndjekje nga Policia italiane, shqiptare dhe e Kosovës prej të paktën 14 ditë ka vazhduar operacioni në bashkëpunim. Vlera e drogës raportohet të jetë rreth 6.6 miliardë dollarësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark