
A është vërtetë krejt biznesmen pa të kaluar të dyshimtë Izet Sheqiri?
InDoks për herë të para publikut sjell raste ku i njëjti biznesmen është ndjekur nga shteti i Kosovës dhe është akuzuar për veprimtari kriminale.
Në vitin 2018 ndaj tij ishte ngritur një aktakuzë në lidhje me një pronë në lagjen Pejton në Prishtinë, dhe ai bashkë me shtetasin kosovar me nacionalitet serb, Dobrica Llaziç akuzohen për veprën legalizim i përmbajtjes së rreme.
Sipas aktakuzës, biznesmeni Izet Sheqiri e avokati Dobrica Llaziç falsifikojnë një dokument të një gjykate në Serbi, që edhe ashtu nuk ka kompetenca për në Kosovë, dhe bëjnë një autorizim që kinse avokati Llaziç autorizohet nga pronarja e shtëpisë në Pejton, shtetase e Kosovës e nacionalitetit serb, Ramila Saviq, që ai të ia shes pronën e saj.
Prona përfundon në duart e Izet Sheqirit, derisa në rast ka edhe palë të tjera që pretendojnë se të njëjtën veçse e kishin blerë kohë më parë nga e njëjta pronare.
Nga ky dokument që e posedin InDoks del që prona nga Saviq kalon te Izet Sheqiri përmes avokatit Llaziç, dhe krejt ky transaksion, edhe pse prona ndodhet në një lagje të shtrenjtë të Prishtinës, bëhet vetëm për 9900 euro.
Për më shumë shikoni dokumentarin: