Arrestohet për terrorizëm Kreshnik Podvorica, vëllai i të cilit kishte kryer sulm kamikaz në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet për terrorizëm Kreshnik Podvorica, vëllai i të cilit kishte kryer sulm kamikaz në Siri

    Insajderi
    30 June 2021 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreshnik Podvorica, vëllai i xhihadistit kosovar që më 2017 kishte vdekur në një sulm kamikaz në Siri, është arrestuar sot në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Kreshnik Podvorica u arrestua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    I arrestuari është vëllai i Blerim Podvoricës, xhihadistit kosovar që kishte ndërruar jetë në një sulm kamikaz kundër ushtrisë së Bashar Al Assadit në Siri, më 2017.

    Vdekjen e Blerim Podvoricës e kishte konfirmuar vëllai i tij, i arrestuari i sotëm, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook-ut.

    “E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni”, citonte një ajet të Kur’anit, vëllai i të vrarit, derisa jepte njoftimin për vdekjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark