Insajderi
Biznes

Papunësia në zonën euro në rënie

Insajderi
01 July 2021 - 15:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Papunësia në zonën euro në rënie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Niveli i papunësisë në zonën euro ka shënuar rënie të lehtë në muajin maj duke prekur 7,9% të popullsisë aktive, pas 8,1% në prill, por mbetet ende i lartë me 0,4 pikë në një vit nën efektin e pandemisë, njoftoi sot Eurostat.

Niveli i papunësisë në të gjithë Bashkimin Evropian ka ndjekur një tendencë të ngjashme duke shfaqur një rënie me 0,1 pikë në muajin maj, në 7,3%, por një rritje në raport me majin 2020 kur arriti në 6,9%, sipas një komunikate të zyrës evropiane të statistikave.

Eurostat vlerëson se 15,3 milionë persona kanë qenë të papunë në BE muajin e kaluar, 12,8 milionë prej të cilëve në 19 vende të zonës euro.

Të rinjtë janë viktimat e para. Shkalla e papunësisë për ata nën 25 vjeç arriti në 17,5% në zonën euro (17,3% në BE) në maj, megjithë një rënie krahasuar me prillin.

Niveli më i ulët i papunësisë në Evropë është regjistruar në Holandë dhe në Republikën Çele (3,3%), Gjermani dhe Maltë (3,7%) si dhe Poloni (3,8%), Hungari (3,9%), përsëri sipas të dhënave të Eurostat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark