![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Këtë veprim të UEFA-s i cili shihet si hap shumë i rëndësishëm për pranimin e Kosovës e kanë raportuar mediet gjermane.
“UEFA do të vendosë nëse Kosova do të bëhet anëtari i 210 i familjes botërore të futbollit. UEFA do të diskutojë në Kongresin e saj në fillim të majit në Budapest në lidhje me këtë. Nëse UEFA do ta japë dritën e gjelbër, FIFA do të bie dakord. Pastaj Përfaqësuesja e Kosovës mund të marrë pjesë në kualifikueset për Kupën e Botës 2018 në Rusi”, shkruan portali gjerman Focusonline.de.
Kësisoj, Kosova nuk do të humbë më asgjë sa i përket pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare në rast se më 3 maj i merr votat për t’u anëtarësuar në UEFA në Kongresin e kësaj të fundit që mbahet në Budapest.