Uran Ismaili, politikani që po “buan” nëpër lagjet e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili, politikani që po “buan” nëpër lagjet e Prishtinës

    Insajderi
    17 July 2021 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka një javë që kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, shkon për të bujtur në shtëpi të familjeve nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.

    Me këtë rast, ai po njoftohet edhe me problematikat që kanë ato mëhalla.

    Por, ish-ministri i Shëndetësisë nuk është politikani i parë që bën një kampanjë të tillë, njofton Klan Kosova.

    Nuk dihet se nga u frymëzua kosovari, por vitin e kaluar kandidati për kryetar të Londrës, Rory Stewart, bëri të njëjtën gjë.

    Teksa shkonte nëpër shtëpi me vete, pos çantës me rroba, ai merrte edhe një kuti me çokollata.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark