Insajderi
Botë

SHBA ndihmon Francën dhe Belgjikën pas sulmeve terroriste

Insajderi
18 March 2016 - 22:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtëpia e Bardhë tha sot se Shtetet e Bashkuara i kishin ndihmuar autoritetet e Francës dhe Belgjikës për ta shtuar sigurinë prej sulmeve në Paris dhe se kjo do të vazhdoj.

Këto komente të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, u bënë pas përhapjes së lajmit se Salah Abdeslam, personi më i kërkuar në arrati prej sulmeve të Parisit, nga të cilat u vranë 130 vetë, ishte plagosur dhe zënë gjatë të shtënave të sotme në Bruksel.

Zoti Earnest u tha gazetarëve se nuk ka njohuri nëse presidenti, Barack Obama, është njoftuar për rastin, raporton Reuters nga Uashingtoni.

“Shtetet e Bashkuara qartazi kanë burime dhe kapacitete të rëndësishme dhe ne i kemi përdorë ato për t’i ndihmuar francezët dhe belgjikanët, derisa ata kanë kryer hetime për sulmet dhe derisa ata kanë ndërmarrë hapa në përpjekje për mbrotjen e vendit të tyre”, tha Earnest.

“Ne do të vazhdojmë të mbesin në kontakt me ata për këtë çështje”, tha Josh Earnest./ REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark