Raiffeisen Bank International (RBI) ka njoftuar të premten se fitimi neto i njësisë së saj në Kosovë është rritur për 72.6 përqind në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, raporton mediumi rajonal i biznesit, SeeNews.
Bazuar në njoftimin e RBI, shkruan portali SeeNews.com, fitimet e Raiffeisen Bank në njësinë e saj në Kosovë u rritën për 12 milion euro nga viti në vit në gjysmën e parë të 2021-s, shkruan Gazeta Insajderi.
Të ardhurat operative të Bankës Raiffeisen në Kosovë u rritën 10.7% në vit, duke shkuar në 31 milion euro për periudhën e shqyrtuar, ka thënë RBI në një deklaratë shtypi.
Të ardhurat neto nga interesi janë ngritur në 24 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti, me një rritje prej 2.4% në bazë krahasimi vjetor.
Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën për 38.6% nga viti në vit, duke kapur vlerën e 6 milionë eurove.
Banka figuron të ketë 842 punonjës, nga 846 që kishte një vit më parë. /Insajderi.org