Insajderi
Biznes

Ka ardhë koha me ble shpi? PRIAM i ka hap dyert për ty!

Insajderi
04 August 2021 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ka ardhë koha me ble shpi? PRIAM i ka hap dyert për ty!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sa kohë ka që ke mëndu me ble shtëpi? Me pas një vend veç tëndin, aty ku mundesh me gjet rehatinë ti, e familja jote. Një vend ku mundesh me hy, pas lodhjes ditore, e mos me u ndje se po të gjykojnë nëse hidhesh mbi shtrat e thjeshtë pushon. Aty ku mbledhësh me familjarë e miq, për me shiju e shënu momentet më të mira bashkë. Një vend, ku mundesh me bë çka të duash brenda, pa pasur nevojë me dalë jashtë.

Nëse je duke kërku një shtëpi të tillë, atëherë PRIAM – lagjja më e re në kryeqytet – i ka hap dyert për ty! 

Vetëm 5 kilometra larg zemrës së Prishtinës, larg zhurmës, e tollovisë, me siguri të lartë, hapësirë rekreative e shumë rehati. PRIAM, është lagjja e ëndrrave për çdo çift të ri apo familje. Me një organizim luksoz e ndërtim modern, PRIAM ofron shtëpitë me arkitekturën më të fundit në Evropë, në zemrën e Prishtinës së Re.

PRIAM është lagje e re për njerëz që duan një jetë krejtësisht të re. Një jetë, ku gjithçka është afër,  sigurt dhe e organizuar. Si lagja më e re në kryeqytet,  e vendosur në Cagllavicë, RPIAM ofron gjashtë tipe të shtëpive, prej të cilëve ju mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë. Me pishinë apo pa, me bodrum apo pa, me bahçe apo pa. Të gjitha janë në një vend. Fushë tenisi e kënd lojërash për fëmijë. Shkollën fillore më të re afër, dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare të gatshme deri në fund të këtij viti.

Një oazë e magjishme dhe plot qetësi, e përqafuar nga të gjitha anët me rrezet e diellit.

Përveç infrastrukturës së brendshme luksoze dhe moderne, PRIAM ofron edhe infrastrukturë të jashtme të begatshme e të bollshme qoftë për qifte të reja apo familje më të mëdha. Duke filluar nga 135 metra katrorë e deri 440 metra katrorë, PRIAM ofron të gjitha llojet e shtëpive që ju përshtaten. Që të gjitha të pajisura me oborret e begatshme e plot gjelbërim. Dhe mos të harrojmë, me siguri të lartë për banorët e saj, ndriçim dhe mbi të gjitha lidhje me qendrën e kryeqytetit, autostradën dhe të gjitha piket kyçe lidhëse të Prishtinës me vendet tjera.

E më e mira është se edhe nëse nuk i ke të gjitha paratë për ta blerë, PRIAM ka zgjedhje për ty! Duke ofruar kredi deri në 25 vite me vetëm 3.2 % interes, ti mundesh më në fund me realizu ëndrrën tënde e me ble shtëpi.

A ke mëndu me ble shtëpi? Mos mendo më, bleje!

Priam ka hap dyert për ty!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark