IKSHPK: Nëse nuk vaksinohemi, mund të rriten rastet pozitive dhe vdekjet nga Covid 19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    IKSHPK: Nëse nuk vaksinohemi, mund të rriten rastet pozitive dhe vdekjet nga Covid 19

    Insajderi
    08 August 2021 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

    Nga IKSHPK kanë thënë se vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

    Ndërsa, po ashtu kanë thënë se me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

    “ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, është thënë nga IKSHPK.

    Njoftimi i plotë:

    Qytetarë të dashur!

    Për hir të shëndetit tuaj!

    Ju lutemi!

    Vaksinohuni! 🙏

    Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

    Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

    Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

    Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

    Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

    Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

    Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

    Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

    Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

    Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

    Qytetarë të dashur!

    Vaksinohuni! 🙏

    Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark