Insajderi
Biznes

Qendra Tregtare Albi Mall, i bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen!

Insajderi
12 August 2021 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qendra Tregtare Albi Mall, i bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra më e madhe tregtare në rajon Albi Mall, duke qenë në vazhdimësi nën masa për mbrojtje nga Covid-19 i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksionohen me qëllim që të parandalojmë ndonjë valë tjetër të mundshme e cila mund të na kushtojë secilit me humbje të personave më të dashur.

Mundësia për parandalimin e pandemisë e cila ka kapluar tërë botën, tashmë është vaksinimi, prandaj për të qenë sa më të mbrojtur, Qendra Tregtare Albi Mall bën thirrje për vaksinim dhe gjithashtu obligon çdo konsumator që të vendos maskën përbrenda hapësirave të Albi Mall-it me qëllim që të evitojmë çdo mundësi të infektimit nga ky virus.

Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin kundër COVID-19, në Kosovë vaksinimi masiv kundër COVID-19 ka filluar me 15 qershor.

Vaksinohuni, vendosni maskat dhe ejani në Albi Mall, vendin e familjes tuaj!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark