![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit dhe Kombëtares U21 shqiptare, Vedat Muriqi, ka realizuar sot dy gola për skuadrën e tij të Giresunspor në barazimin ndaj Kaiseri Erceijspor, ndeshje që ka përfunduar 3 – 3.
Muriqi ka gjetur rrugën e rrjetës shumë shpejt, që në minutën e 6-të duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që shënon edhe golin e dytë në minutën e 18-të.
Muriqi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 40-të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0, por pjesa e dytë flet e gjitha për miqtë që barazojnë gjithçka.
Ky ishte goli i 16-të për Muriqin në ligën kampionat. Skuadra ku aktivizohet futbollisti shqiptar ka 37 pikë në tabelën e klasifikimit duke u renditur në vendin e 7-të.