Qeveria lejon klubet e natës, planifikon të ua ndalë edhe pushimet mjekëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria lejon klubet e natës, planifikon të ua ndalë edhe pushimet mjekëve

    Insajderi
    16 August 2021 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kohën kur rastet pozitive me Covid 19 janë duke shënuar ngritje rekorde në vend, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim që të zgjatet orari i punës së klubeve të natës deri në ora 3 të mengjesit, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, në mbledhjen e Komitetit të SHSKUK-së të mbajtur para disa ditëve, është paralajmëruar pezullimi i pushimeve vjetore të punëtorëve shëndetësor, si rezultat i ngritjes enmore të infeksioneve me Covid 19 në vend.

    Komisioni për organizimin e infermierëve poashtu është obliguar që të implementojë planin për riorganizimin e tërë stafit infermior në SHSKUK, për të rritur kapacitetet hapësinore në rast të rritjes së numrit të pacientëve me Covid 19.

    Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2  viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 740 raste të reja të infektuara me këtë virus./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark