Kjo është 18 vjeçarja që u dërgua në Spitalin e Feritajt pa shenja jete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është 18 vjeçarja që u dërgua në Spitalin e Feritajt pa shenja jete

    Insajderi
    23 August 2021 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e djeshme është dërguar pa shenja jete një 18 vjeçare në Spitalin e Ferizajt. Ajo u dërgua nga dy persona të cilët ikën nga spitali pasi e lëshuan viktimen, shkruan Insajderi.

    Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka arritur të arrestoj njërin të dyshuar ndërsa tjetri vazhdon të mbetet në arrati.

    Viktima 18 vjeçare është Marigona Osmani, fotografia e së cilës është siguruar nga Gazeta Insajderi..

    Po ashtu fotografia e viktimes është publikuar edhe në një faqe lokale të Ferizajt.

    Gazeta Insadjeri mbremë ka arritur t’i siguroj fotografitë e dy pesonave të dyshuar që ishin në kërkim nga policia.

    Në mensatë policia raporti se ka arritur të kap të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar./Insadjeri.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark