Avokati refuzon të mbrojë të dyshuarin për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokati refuzon të mbrojë të dyshuarin për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

    Insajderi
    23 August 2021 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Avni Hysiqi, të cilit iu është caktuar detyra zyrtare të mbrojë të dyshuarin, Arbër Sejdiu, për rastin e vdekjes së 18 vjeçares dje në Ferizaj, ka refuzuar detyrën me arsyetimin se është një rast shumë i komplikuar dhe se është shumë i vjetër të merret me këtë çështje, shkruan Insajderi.

    Në një pronocim për Insajderin, avokati Hysiqi ka zbuluar se mbrëmjen e kaluar ka qenë në polici në cilësinë e avokatit në lidhje me rastin e vdekjes në rrethana misterioze të vajzës 18 vjeçare dje në Ferizaj.

    “Unë nuk jam tu e përfaqësu (Arbër Sejdiun), mbrëmjen e kaluar kam qenë në stacion të Policisë, por nuk jam tu e përfaqësu. Kam refuzuar përfaqësimin ngase nuk mundem ta bëjë një gjë të tillë, unë jam i vjetër dhe nuk mund ta përfaqësojë me ato probleme” – tha ai.

    Kujtojmë që pasditen e djeshme është dërguar pa shenja jete një 18 vjeçare në Spitalin e Ferizajt. Ajo u dërgua nga dy persona të cilët ikën nga spitali pasi e lëshuan viktimen, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark