Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re pritet të lidhin një koalicion qeverisës në Komunën e Prishtinës.
Mundësinë për një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Ylli Hoxha, shef i grupit të asamblist të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Asamblistët e AKR-së kanë qenë bukur pozitiv karshi iniciativave që kemi ndërmarrë në kuvend. Në këtë çështje duhet të prijë kryetari i komunës. Nëse kryetari i komunës vendos për një koalicion me AKR-në, besoj që Lëvizja Vetëvendosje do ta merr me mirëkuptim këtë,” ka thënë ai.
AKR ka katër asamblistë në Komunën e Prishtinës. Islam Pacolli, anëtar i kuvendit të Prishtinës nga AKR, i ka thënë emisionit Ju flet Prishtina se partia e tij është në bisedime me udhëheqësit e Vetëvendosjes.
Gjatë kësaj jave, Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilës i ka dhënë një drejtori për të menaxhuar.
Shpend Ahmeti, edhe pse fitoi zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, u përball me një shumicë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal./Insajderi.com