Insajderi
Lajme

Vetëvendosje dhe AKR në bisedime për koalicion në Prishtinë

Insajderi
19 March 2016 - 18:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re pritet të lidhin një koalicion qeverisës në Komunën e Prishtinës.

Mundësinë për një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Ylli Hoxha, shef i grupit të asamblist të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Asamblistët e AKR-së kanë qenë bukur pozitiv karshi iniciativave që  kemi ndërmarrë në kuvend.  Në këtë çështje duhet të prijë kryetari i komunës.  Nëse kryetari i komunës vendos për një koalicion me AKR-në, besoj që Lëvizja Vetëvendosje do ta merr me mirëkuptim këtë,” ka thënë ai.

AKR ka katër asamblistë në Komunën e Prishtinës.  Islam Pacolli, anëtar i kuvendit të Prishtinës nga AKR, i ka thënë emisionit Ju flet Prishtina se partia e tij është në bisedime me udhëheqësit e Vetëvendosjes.

Gjatë kësaj jave, Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilës i ka dhënë një drejtori për të menaxhuar.

Shpend Ahmeti, edhe pse fitoi zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, u përball me një shumicë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark