![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Talenti nga Vushtrria që po kalon një sezon shumë të mirë më skuadrën holandeze, Vitesse, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane me lojërat që ka treguar në Eredivisie.
Mediat italiane shkruajnë se mesfushori i Vitesses ka mbështetjen e trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi i cili po lobon për t’i gjetur një skuadër të denjë mesfushorit 19-vjeçar.
“Në Holandë e kanë kuptuar të gjithë klasin e tij, sidomos Ajax e PSV në mënyrë të veçantë. Në Itali, Napoli po e vëzhgon, ashtu si klube të ndryshme në Premier Ligë si Southampton, Everton, Tottenham etj”, shkruan portali i njohur sportiv “calciomercato”.
17-vjeçari është thirrur së fundmi nga trajneri De Biasi në miqësoren që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Luksemburgut.
Rashica ka shënuar 7 gola në 25 paraqitje në sezonin e parë me klubin holandez, duke dhënë edhe 5 asistime. /Insajderi.com