Kjo është mosha e 26 viktimave të Covid-19 në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mosha e 26 viktimave të Covid-19 në Kosovë

    Insajderi
    31 August 2021 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 26 viktima nga COVID-19.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Sipas statistikave të publikuara nga kjo e fundit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në mesin e viktimave është një grua nga Gjilani nën 40 vjeç, 3 viktima, dy gra dhe një burrë janë të moshës 50-59 vjeçare, 10 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare, 4 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare dhe 8 viktima janë mbi 80 vjeç.

    Ndërsa, gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 1 mijë e 383 raste të reja të infektuara me COVID-19 nga testimi i 11 mijë e 472 mostrave.

    995 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

    Edhe sot Prishtina ka regjistruar më së shumti raste të reja të infektuara me COVID-19, gjithsej 274.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark