
Ministri i Shëndetësisë, Arben Viti ka njoftuat se Shërbimi Spitalor është duke punuar për zgjerimin e hapësirës për pacientët e prekur nga Covid-19.
Vitia në konferencën për media përmendi opsionin e spitaleve fushore apo të një grumbullimi të qytetarëve.
Mirëpo, ai është shprehur optimist se nuk do të ketë nevojë për improvizime të tilla, shkruan Insajderi.
Ai theksoi se të martën, ka pasur më shumë lëshime të pacientëve nga spitalet se sa pranime.
“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID=1it në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë”, u shpreh ai
“Ka disa ditë, një ose dy javë ku janë duke u përgatitur të gjitha skenarët. Natyrisht SHSKUK është duke pritur një takim në MSH për diskutimin e këtyre skenarëve kur do të ndodhen, që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”, shtoi ai.
Ministri tha se do të punësojnë staf shtesë shëndetësor, dhe se sot do t’i publikojnë listat me mbi 1 mijë punonjës shëndetësor.