Çka do të thotë të jesh pronarë i një shtëpie të sigurtë? Ekspertët flasin për përzgjedhje të duhur të lagjes ku jeton, cilësisë së ndërtimit të shtëpisë që zgjedh, mjedisin përreth dhe nëse ke fat, edhe fqinjë të mirë!
Dhe këto të gjitha, pa dyshim që kanë rëndësi. Megjithatë, në PRIAM, lagjen më të re të Prishtinës kemi shkuar tutje.
Siguria, është një ndër çështjet më bazike që kemi menduar kur kemi ideuar lagjen tonë. Dhe kështu duke nisur nga zona ku është vendosur, një ndër zonat më të reja dhe me investim të lartë nga qeverisja lokale, me kyçje direkte në Autostradën Prishtinë – Shkup dhe afër zonës më të begatshme industriale, PRIAM përveç brenda lagjes edhe përreth garanton një siguri të lartë.
Përveç ndriçimit në tërë lagjen, instalimi i kamerave të sigurisë dhe pamundësia e hyrjes nga jashtë pa lejen e banorëve e bënë një lagje perfektë për të gjithë ata që duan siguri të lartë, dhe sa më shumë privatësi. Kjo është e mundshme edhe për faktin se PRIAM, sikurse një oazë e bukur, gjendet në një nga hapësirat më të qeta të Prishtinës, e njëkohësisht në zemrën e Prishtinës së Re.
Vendndodhja gjeografike e bënë PRIAM, një hapësirë relaksuese për familjen tuaj, për të gjitha moshat, e njëkohësisht e lidhë atë me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe qytetet tjera.
PRIAM është zgjedhje e sigurt, për ata që duan të jetojnë sigurtë.
Andaj, mos prit, thirr në 045 77 88 99 dhe cakto terminin tënd për të parë lagjen e shtëpitë!
