Berisha Group për të lehtësuar blerjen e banesave klientëve, tani ka mundësi të ndryshme të pagesave, njëra ndër to tani është edhe përmes bankës BKT ku do të ketë një paraaprovim brenda 20 minutave pa humbur kohe.
Bëhuni me banesë në Park Residence me ofertën atraktive për blerje të banesës përmes BKT Kosova.
Paraaprovim për 20 minuta.
– Shuma maksimale e kredisë 100,000 EUR
– Norma e interesit duke filluar nga 3.69%
– Norma efektive e interesit duke filluar nga 3.90%
– Shpenzime administrative 1.00%
– Kohëzgjatja e kredisë 180 muaj
– Banesa e blerë mund të lihet Hipotekë
Berisha Group për më shumë se një dekadë ofron cilësi në fushën e ndërtimit në vend.
Falë punës së dëshmuar dhe përkushtimit të madh në ofrimin e shërbimeve sa më të mira, Berisha Group nga një biznes i vogël familjarë që u themelua në vitin 2009, sot është shndërruar në një kompani liderë në fushën e ndërtimit në vendin tonë.
Falë përvojës dhe punëve të dëshmuara nga Berisha Group, çdo lloj projekti kapital i realizuar nga ta, merr vëmendje dhe interesim të madh. Një ndër projektet që ka marrë vëmendje të madhe është edhe projekti ‘Park Residence’.
Park Residence është ndër projektet më të mëdha që po realizohet nga Berish Group dhe po ashtu është projekti që po i jep vulë atraksionit më të ri në vend lagjes ‘Prishtina e Re’.
Tanimë Park Residence është i kompletuar, ky është kompleksi afaristo-banesor që po vë “Themelet e Prishtinës së Re”, i shtrirë sipas planit rregullues në tri blloqe “Prishtina e Re zona Qendër” A/16, A/17, A/18 me një sipërfaqe totale 180.000 m2, i lidhur me parkun, rrugët me katër korsi, tramvajin, qasjen më të lehtë ndaj qendrës së qytetit është vendi i juaj ideal për të shënuar adresën tuaj të re.
Për ta bërë akoma më të lehtë qasjen për blerje të banesave Berisha Group ka realizuar bashkëpunime të ndryshme me bankat vendorë, duke ofruar kushte sa më të volitshme për blerje të banesave, dhe vazhdon çdo herë të sjell në vend trendët e reja dhe me të mira të mundshme për investime në patundshmëri.
Mos hezitoni të investoni në të ardhmen tuaj ‘Park Residence’ Prishtina e re.
Për më shumë informata na kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
0800 80 700 ose +383 44 458 458
Park Residence – Themelet e Prishtinës së re!
