Vitia thotë se 93 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vitia thotë se 93 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar

    Insajderi
    03 September 2021 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga 1 mijë e 200 persona që janë të konfirmuar me COVID-19 dhe janë të hospitalizuar, 93 për qind e tyre janë pacientë që s’janë vaksinuar kundër virusit.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media.

    Vitia shtoi se edhe nga 170 të vdekurit këtë javë si pasojë e virusit, 149 prej tyre kanë qenë të pavaksinuar.

    “Numri i të infektuarve përkundër një rënie të lehtë vazhdon të jetë akoma i lartë. Deri tani janë bërë në total mbi 33 mijë teste… Prej atyre që janë të hospitalizuar dhe të konfirmuar me covid, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark