
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka në prag të zgjedhjeve lokalë është aktivizuar me postime nga punët “e shumta” të tij.
Së fundmi një përshkrim i tij për rregullimin e trotuareve në lagjen Ortakoll të Prizrenit ka ndezur rrjetin. Ai ka publikuar një fotografi ku shkruan para dhe pas.
Tek pjesa para ai e ka fotografuar gjatë kohës sa kanë qenë duke u bërë punimet derisa e proklamon si diçka të shkuar – tek pjesa pas kuptohet ka publikuar foton kur janë kryer punimet.
Pas kësaj kanë qytetarët kanë dhënë komente të shumta. Ndër komente ishte se “siç duket Haskuka po do me tregu se e ka ndrru telefonin”.
“Dallimi i vetëm ish se e kish ndrru telefonin e fotot me të pastra ja qitke tash”, një tjetër koment.
Disa nga fotografitë e publikuara nga qytetarët: