Insajderi
Lajme

Endrit Thaçi publikon një foto me nënën, thotë ca fjalë edhe për babain që ndodhet në Hagë

Insajderi
04 September 2021 - 17:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Endrit Thaçi publikon një foto me nënën, thotë ca fjalë edhe për babain që ndodhet në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Endrit Thaçi ka konfirmuar se së bashku me nënë e tij e kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Endrit Thaçi ka thënë se pret me padurim që babi i tij të vijë në Kosovë.

“Me nanën këto ditë të fundit të verës. Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsëri, në Kosovën që aq shumë e don.”, ka shkruar ai.

Hashim Thaçi po akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark