
Kryetar i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ka shprehur ngushëllime familjes Selaci dhe Hasani, për vdekjen e Libertës dhe fëmijës së saj, duke thënë se lutemi për shpirtin e saj e të bebit të saj që nuk pa dritën e kësaj bote.
Telegram Ngushëllimi
E nderuara familje Selaci e Hasani,
Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e zi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Libertës.
Edhe një jetë e re e një nënë, artise e afariste vushtrriase u shua nga virusi i keq.
Lutemi për shpirtin e saj e të bebit të saj që nuk pa dritën e kësaj bote, por ne e dijmë dhe besojmë që te i Madhi Zot do ta ndriqoj rrugën e xhennetit për Libertën e familjen e saj.
E nderuara familje Selaci e Hasani,
Pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.
Me respekt,