![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj, shënojë një gol në ndeshjen e kësaj fundjave që skuadra e tij, Rijeka e zhvilloi ndaj Inter Zapresiç-it.
Shkodrani u aktivizua në minutën e 66-të të sfidës Rijeka-Inter Zapreshiç, kur rezultati ishte 3-0, dhe vetëm pak sekonda më vonë shënoi një gol të bukur me një gjuajtje të fuqishme në hyrje të zonës.
10 minuta më pas hyri edhe Roshi, por rezultati 4-0 nuk ndryshoi më deri në fund të takimit.
Ky ishte goli i nëntë në kampionat për Balajn, ndërsa Rijeka është ende e dyta dhe shpreson te gabimet e Dinamos së Zagrebit. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=uq7mgmkbs3Q